Aktualitet

Lirohet ish-gjyqtarja e Krujës Enkeleda Hoxha

Lirohet ish-gjyqtarja e Krujës Enkeleda Hoxha

Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha dhe Sekretaren e Gjykatës, Manuela Mallkuçi. Një ditë më parë Gjykata e refuzoi lirimin, sepse nuk ishte plotësuar afati për shuarjen e masës së sigurisë, por sot ajo është lënë e lirë.

Hoxha ka kërkuar disa herë ndryshimin e masës së sigurisë, pasi ka një vajzë të mitur dhe një djalë me çrregullime të spektrit autik, të cilët aktualisht qëndrojnë në shtëpi me gjyshërit e moshuar.

Hoxha akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Enkelejda Hoxha u dënua me 3 vite burg nga shkalla e parë.

Ajo u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Gjyqtarja u arrestua nga SPAK pas një operacioni në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore, teksa po lironte një të arrestuar për vrasje, ndërsa akuzohet se ka liruar edhe emra të tjerë të njohur të botës së krimit.