Aktualitet

Lirohet kardiokirurgu Edvin Prifti, por nuk mund të rikthehet në punë

Lirohet kardiokirurgu Edvin Prifti, por nuk mund të rikthehet në

Gjykata e Posaçme e Apelit shfuqizoi vendimin e shkallës së parë për kardiokirurgun Edvini Prifti duke e nxjerrë nga qelia. Por ka mbetur në fuqi masa e pezullimit të tij nga detyra. Shefi i kardiokirurgjisë në QSUT doli në përgjimet e SPAK për dyshimet për korrupsion në Gjykatën e Krujës. Në përgjime doli sekretarja e gjykatës teksa kishte operuar nënën dhe në bisedat në telefon me të afërmen e saj thuhet se i ka dhënë para kirurgut që ta fusë pa radhë në operim.

Në shtëpinë e tij dhe në zyrën në QSUT u gjetën sasi të mëdha parash, 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë. Por sipas Gjykatës së Posaçme vendimi për arrestimin e tij është i paligjshëm.

Vetë kardiokirurgu ka deklaruar se paratë janë një pjesë të bashkëshortes së tij dhe se ka marrë disa çmime ndërkombëtare për aftësitë e tij profesionale.

Kardiokirurgu i njohur nuk do të mund të rikthehet në sallat e operacionit deri në vendimin final të gjykatës.

*Tiranapost.al.