Aktualitet

Lista e emrave të komisionerëve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit që u dërguan në Prokurori për tjetërsim votash

Lista e emrave të komisionerëve dhe anëtarëve të

Gjatë një mbledhjeje të zhvilluar ditën e sotme kryekomisioneri i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha që do të dërgohen për ndjekje penale në prokurori anëtarë të 19 grupeve të numërimit që kanë tjetërsuar votat në zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas Celibashit shkeljet u konstatuan pas rinumërimit të 10% të votave nga ku rezultuan se 244 qytetarë kishin votuar dy herë dhe 44 të tjerë të kishin votuar më shume se dy herë.

Në Prokurori do të kallëzohen emrat e të gjithë anëtarëve të një grupi numërimi dhe do të dorëzohen emrat e të gjithë komisionerëve të PS dhe PD.

Numëruesit gjatë procesit të numërimit knaë manipuluar votat duke ia hequr një kandidati dhe duke ia shtuar një kandidati tjetër.

Më të dëmtuar nga kjo ngjarje nga PS kanë dalë disa deputetë midis të cilëve Fatmir Xhafaj, Belinda Balluku dhe Xhemal Qefalia.

Ndërsa brenda PD vërehet t’i jënë hequr një numër i konsideruar votash Sali Berishës dhe ti jenë shtuar Lulzim Bashës. Deputetë të tjerë të cilëve iu janë hequr vota nga PD janë Asllan Dogjani, Petrit Doda dhe Alfred Rushajt. Lediana Fratarit, Ornela Nebiajt dhe Belind Këlliçit nga ana tjetër rezulton t’u jenë shtuar vota.

Lista e emrave të komisionerëve dhe anëtarëve të

Tiranapost.al