Aktualitet

Lista e rektorëve që u zgjodhën në universitetet e vendit

Lista e rektorëve që u zgjodhën në universitetet e vendit

Publikohen emrat e rektorëve që janë zgjedhur pas votimeve që u mbajtën sot në universitetet publike në vend nga ora 08:00 deri në 16:00.

Lista:

Artan Hoxha - rektor i Universitetit të Tiranës me 54% të votave. Artan Hoxha nga Fakulteti i Drejtësisë kryesoi me 348 vota, kurse Mimoza Hafizi nga Shkencat e Natyrës siguroi 176 dhe Kozeta Sevrani nga Fakulteti i Ekonomisë 122 vota.

Dhimitër Bello - rektor i ri i universitetit Fan S. Noli Korçë. Profesori i Gjuhë-Letërsisë ka fituar me 95 vota ndaj 54 votave të kandidatit për rektor Lorenc Ekonomi. Bello ka fituar ndaj Ekonomit në të katërt fakultetet e këtij universiteti.

Suzana Golemi - rektorja e re e universitetit 'Luigj Gurakuqi' të Shkodrës. Nga numërimi i votave të pedagogëve ajo ka dalë fituese me 2 vota diferencë. Përballë saj në këtë garë ishte Adem Bekteshi, rektori në detyrë.

Kseanela Sotirofski - rektore e universitetit 'Aleksandër Moisiu' në Durrës.

Bektash Mema - rektor i universitetit 'Eqerem Çabej' në qytetin e Gjirokastrës.

Roland Zisi - rektor i Universitetit 'Ismail Qemali' në Vlorë. Ai u zgjodh me 119 vota dhe la pas Yllka Stramarkon me 63 vota dhe Shyqyri Hysin me 30 vota.

Fatbardh Sallaku - rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Skënder Topi - Rektor i Universitetit të Elbasanit. Ai ishte i vetëm në garën dhe ka arritur të sigurojë 89.4% të votave. Topi është votuar nga shumica e stafit dhe studentëve, duke e marrë sërish postin e Rektorit të Universitetit të Elbasanit.