Aktualitet

Listat me emrat dhe qendra ku do votosh! Dy adresat ku mund të kontrollosh të dhënat para zgjedhjeve të 25 prillit

Listat me emrat dhe qendra ku do votosh! Dy adresat ku mund të kontrollosh

Me 25 prill Shqipëria mban zgjedhjet parlamentare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë të drejtë vote të bëjnë verifikimin e emrit në listën e zgjedhësve, si dhe të dhënat e sakta mbi vendodhjen e qendrës së votimit.

Në njoftimin e bërë pulik KQZ tregon dhe dy adresat ku mund të mund të bëhet kontrolli i listës së zgjedhësve dhe i vendodhjes së qendrës së votimit:

 “Kontrolli i listës së zgjedhësve dhe i vendndodhjes së qendrës së votimit mundet të bëhet duke klikuar në rubrikën “Lista e Zgjedhësve” në faqen e internetit të të KQZ-së www.kqz.gov.al ose atë të Ministrisë së Brendshme www.mb.gov.al”’

Në raste të parregullsive, mbi të dhënat, apo ata që duan të ndryshojnë dhe të shtojnë të dhëna, duhet të paraqiten pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative.

Për ata që u ka mbaruar afati i vlefshmërisë së kartës së identitetit apo pasaportës deri më 25 prill, duhet të bëjnë aplikimin për të rinovuar dokumentet.

 “Procesi i votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve. Ndaj, KQZ ju bën thirrje qytetarëve që të mos e lënë për në momentin e fundit por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat”, për të aplikuar për rinovimin e dokumentit të identifikimit”.

*Tiranapost.al