Aktualitet

Lleshaj: Kur Holanda flet për krim shqiptar, është tërësisht jo etike!

Lleshaj: Kur Holanda flet për krim shqiptar, është

Krimi shqiptar në Holandë, është një term që ministri i Brendshëm Sandër LLeshaj e quan jo etike dhe jo korrekte. Në Ilva Now ku u pyet për situatën e krimit në Holandë, vendi më skeptik për bisedimet e anëtarësimit në BE, Lleshaj tha se nuk përton asnjëherë tua thotë partnerëve dhe kolegëve të tij kur diskuton, holandeze apo europianë të tjerë: sepse nuk dëgjojmë asnjëherë fjalën krim amerikan, krimi italian etj!

Lleshaj: Kur Holanda flet për krim shqiptar, është

Por pse bëjnë lajm shqiptarët më shumë se të tjerët për krimet në Holandë? Kësaj pyetje ministri Lleshaj iu përgjigj: 

Për këtë duhet ta bëjmë pyetjen në Holandë. Është pyetja 1 milionëshe që ju me akses të madh në network-un europian duhet ta pyesni se nga ju vjen kjo kur vetë ata e thonë këtu. Janë kombe shumë më të vegjël se ne që kanë më shumë, kombe europiane. Sipas kësaj logjike, para se të refuzojnë negociatat me Shqipërinë, të nxjerrin nga BE vende më të përfaqësuara. Ata i kanë këto të dhëna. 

Lleshaj: Kur Holanda flet për krim shqiptar, është

Pjesë nga intervista: 

Ilva Tare: Çështja e krimit shqiptar në Holandë, duket se jo vetëm e mban të shqetësuar ktë vend por është dhe një ndër më skeptikët që në njëfarë mënyrë na tërheq jo në rrugën e hapjes së bisedimeve apo të mbyljes së detyrimeve që kemi për nisjen e bisedmeve. Si është situata këtë vit me Holandën?

Lleshaj: Sigurisht, ju si Euronews do flisni dhe për Holandën patjetër, së pari dua ta refuzoj termin krimi shqiptar. Krimi nuk është prodhim shqiptar por podhim individual ose i organizuar.

Ilva Tare: jua keni dhënë këtë sqarim dhe holandezëve?

Lleshaj: Jo holandezëve nuk u bëj asnjë lloj leksioni, por do tju flas shqiptarëve

Ilva Tare: Ata e përmendin krimin shqiptar në Holandë.

Lleshaj: është absolutisht e papranueshme. Jo korrekte politikisht, etikisht dhe çdo aspekt tjetër. Është së pari jo etike jo politike jo korrekte sepse krimi maksimumi ka një emër individual, një që vret sot nuk vret në emër të gjithë shqiptarëve. Gjithë shqiptarët nuk e kanë dhënë copy rightin, nuk e kanë emrin e bukur shqiptar që të keqpërdoret nga kriminelë të caktuar. Sa i përket Holandës duke bërë këtë shtim që në filim, dhe këtë nuk përtoj asnjëherë tua them partnerëve dhe kolegëve të mi kur diskutojë, holandeze apo europianë të tjerë, sepse nuk dëgjojmë asnjëherë fjalën krim amerikan, krimi italian? Jo. Sepse s'është korrekte, nuk lejohet të përdoret. Por nëse do ti rrimë këtij përkuzimi tuajin, për momentin po e bëj këtë lëshim. Mediat shqiptare duhet të bëhen pak patriote, duhet ta refuzojnë fort. Nuk duhet ta pranojmë sespe shqiptarët nuk janë kriminelë.

Ilva Tare: Jo, është krimi brenda, shqiptar

Lleshaj: Shqiptarët janë komb dinjitoz, komb paqësor, komb që skanë prodhuar krim kurë në historinë e tyre, përkundrazi kanë prodhuar shenjtore.  Këtë e refuzoj fot.

Ilva Tare: Çfarë shqetësimi kanë holandezët këtë vit?

Lleshaj: kanë shqetësimin që, po marr shifrat nga faqe zuyrtare holandeze, në vitin 2019 në Holandëka patur të regjistuar 262 mijë e 160 të dyshuar kaq janë personat edyshuar, prej të cilëve 460 janë shqiptarë., pra vetëm 0.1% janë shqiptarë, të dyshuar të tjerë më shumë se shqiptarët janë gjeorgjianët, hungarezët spanjollët, portugezë, italianë, britanikë, francezë, letonez, bullgar, lituanez.

Ilva Tare: Po pse bëjnë lajm shqiptarët më shumë?

Për këtë duhet ta bëjmë pyetjen në Holandë. Është pyetja 1 milionëshe që ju me akses të madh në network-un europian duhet ta pyesni se nga ju vjen kjo kur vetë ata e thonë këtu. Do jua jap këto të dhëna ti përdorni si suvenire kur të doni.  Janë kombe shumë më të vegjël se ne që kanë më shumë, kombe europiane. Sipas kësaj logjike, para se të refuzojnë negociatat me Shqipërinë, të nxjerrin nga BE vende më të përfaqësuara. Ata i kanë këto të dhëna. 

Lleshaj: Kur Holanda flet për krim shqiptar, është