Aktualitet

Lleshaj nuk jep garanci për paratë e pista në zgjedhje

Lleshaj nuk jep garanci për paratë e pista në zgjedhje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk mund të thotë me siguri nëse do të ketë para të pista në zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha se nuk mund të thotë me siguri për sa kohë ato para nuk janë sekuestruar dhe vijojnë të jenë në qarkullim. Minsitri shtoi se megjithatë lufta kundër krimit është në nivelet më të larta.

Pjesë nga Intervista për ABC News:

Gjithmonë është problem për paratë e pista në zgjedhje. A do ketë para të pista në zgjedhje?

Sandër Lleshaj: Këtë garanci nuk mund ta jap unë sepse përderisa nuk janë sekuestruar janë në qarkullim. Ne do kontribuojnë në luftën kundër krimit.

Nuk do ketë garanci për këtë gjë?

Sandër Lleshaj: Ne kemi garancinë se niveli i luftës kundër krimit është në nivelin më të lartë siç nuk e kemi pasur asnjëherë. Sot më shumë se kurrë kemi njësi të specializuara.

*Tiranapost.al