Aktualitet

Lockdown apo lehtësim masash nga Covid? Mjeku Koraqi shpjegon se pse nuk mund të jetë asnjëra aktualisht

Lockdown apo lehtësim masash nga Covid? Mjeku Koraqi shpjegon se pse nuk

Nuk është e nevojshme që të ashpërsohen masat apo të shkojmë drejt një Lockdowni për shkak të situatës me koroanvirusin, por edhe që të ketë lehtësim të tyre. Këtë thotë shefi i laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi. Në një intervistë këtë mëngjes, doktor Koraqi thotë se situata në vend paraqitet e qëndrueshme dhe se fatmirësisht nuk kemi tejkalim të kapaciteve të spitalore në trajtimin e pacientëve. Ai thotë se masat që janë në fuqi aktualisht kanë dhënë njëfarë rezultati dhe nuk shihet arsye për ashpërsim apo lehtësim masash.

“Situata agravohet ose lirohet në bazë të shifrave. Për shkak se shifrat nuk janë të rënduara dhe kemi një situatë pothuajse stabël numrat e infektimeve të rinj nuk është se janë shtuar, ezaurimi i kapaciteteve spitalore nuk ka ndodhur kështu që nuk ka asnjë arsye bërë të bërë lockdoën. Nuk është se e parandalon apo zhduk virusin, e vetmja gjë që bën lockdoën është që i jep kohë sistemin shëndetësor për t’u përshtatur dhe për të patur hapësira. Vazhdojmë me të njëjtën gjendje me oraret, me shkollat me fluturimet. Këto masa kanë dhënë në një farë mënyre rezultat dhe nuk shoh asnjë arsye që të agravohen apo lehtësohen“.

Ndërsa referuar lajmit se 23 të moshuar në Norvegji ndëruan jetë pasi bënë vaksinën e Pfizer, mjeku Koraqi tha se është një ngjarje e pashpjegueshme pasi nuk ka ndodhur në vende të tjera. Vetë mjekët në Norvegji kanë thënë se ndoshta mund të jetë një rastësi, por ndërkaq situata po analizohet për të parë nëse mund të gjendet një shkak.

*Tiranapost.al.