Aktualitet

Loja e dy vajzave të vogla në Korçë që mund të përfundonte në një tragjedi

Loja e dy vajzave të vogla në Korçë që mund të
Foto nga pallati në Korçë

'Pakujdesia' e dy vajzave të vogla në qytetin e Korçës mund të shkaktonte një tragjedi. Ato kanë qenë duke luajtur me shkrepëse në shtëpi, dhe më pas ka marrë flakë krevati dhe perdet aty pranë. Fatmirësisht dy vajzat dhe gruaja që ndodhej aty kanë shpëtuar duke dalë me shpejtësi nga shtëpia, ndërsa raportohet për dëme të shumta materiale.

Ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të një pallati, në lagjen numër 16 të qytetit të Korçës. Forcat zjarrfikëse dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët por edhe për të zbuluar më shumë detaje.

Një nga banorët e lagjes ka treguar:

'Erdhën dhe më lajmëruan disa fëmijë të lagjes që ka marrë zjarr, mora policinë se unk e mbaja mend numrin e zjarrfikëses. Erdhi policia dhe erdhi zjarrfikësja. Pamë vetëm tym e kërcisnin xhamat. Ka qenë vetëm zonja me fëmijët, fëmijët janë të vegjël njëra 4 e tjetra 2 vjeç. Ata dolën para se të vinte zjarrfikësja'.

Loja e dy vajzave të vogla në Korçë që mund të