Aktualitet

Lokalet e Tiranës: A po i bëjnë bisht protokollit në mbrëmje?

Lokalet e Tiranës: A po i bëjnë bisht protokollit në

Pas hapjes, lokalet u mbushën dhe vijonë të jenë të mbushur me njerëz, kryesisht darkave, ku kontrollet e inspektorëve për protokollin anti-Covid-19 nuk janë aq të shpeshta sa gjatë ditës. Disa biznese i zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat, por të tjerë duket se po i bëjnë bisht dhe po shfrytëzojnë mbrëmjet. Në disa lokale, shihen tavolinat jo me distancë 2 metër larg siç e kërkon rregulli, por vetëm pak centimetër larg nga njëra tjetra.

Lokalet e Tiranës: A po i bëjnë bisht protokollit në

Pavarësisht se Task-Forca anti koronavirusit bën thirrje dhe apel si për bizneset ashtu dhe qytetarët që të tregojnë kujdes, duket se ka neglizhencë nga të gjithë. Edhe në fotot që shihni, shumë pak njerëz janë me maskë në fytyrë, aq me tepër ata që janë ulur në kafene. Dhe numri i të infektuarve në vend vijon të rritet….

Lokalet e Tiranës: A po i bëjnë bisht protokollit në

Burime për Tiranapost treguan më herët për një përhapje fatale të virusit. Emra të famshëm, institucione të rëndësishme, stafe redaksish kanë raste të infektuarish. Numrat po vijnë në rritje, ndërkohë që prisnim që me temperaturat e larta virusi do të dobësohej, përkundrazi ai është përhapur me një shpejtësi të madhe në ditët e lirisë, për shkak të pakujdesisë.

Sot u raportuan 82 raste të reja, nga të cilat 30 vetëm në Tiranë. Aktualisht janë 1034 raste aktive, 387 prej të cilëve në Tiranë. Numri i jetëve të humbura është 69. Tirana është në rrezik mbylljeje?!

Lokalet e Tiranës: A po i bëjnë bisht protokollit në

Lokalet e Tiranës: A po i bëjnë bisht protokollit në
Foto nga Klan.