Aktualitet

Shqipëria ndër destinacionet e Lonely Planet për vitin 2023

Shqipëria ndër destinacionet e Lonely Planet për vitin 2023

Edicioni i vitit 2023 i Lonely ndahet në pesë kategori: ushqimi, të mësuarit nga udhëtimi, eksplorimi, çlodhja dhe ndërveprimi.

Shqipëria, përfshihet në kategorinë më të mirat në udhëtime 2023 për ndërveprimin dhe gjithashtu prezantohet me foton e artikullit shkëputur nga Valbona magjike.

“Në disa vende mund ta nisësh ditën në mal dhe ta përfundosh në det. Bukuria natyrore e Shqipërisë do t’ju lërë pa frymë. Shqipëria mund të fitojë një vend në listën tonë më të mirë në udhëtim për t’u çlodhur, por kur ecni nëpër malet e saj, padyshim që do të keni më shumë kohë për t’u lidhur me njerëzit që jetojnë atje”, përshkruan udhërrëfyesi global.

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është në periudhën maj-qershor dhe shtator-tetor ku temperaturat lokale variojnë në 13 deri në 23 gradë Celsius, sipas Stuart Butler, ekspert turizmi i cili ka sugjeruar një guidë 4-ditore për të vizituar Shqipërinë në 2023, ku ndër të tjera ka përmendur Shkodrën, Luginën e Valbonës, Thethin, Syrin e Kaltër, Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Lumin e Shalës etj.

Pse duhet të vizitoni Shqipërinë?

“Për shumicën e njerëzve, Shqipëria është një enigmë. Një vend në Europë, por jo si pjesa tjetër e Europës. Më pak e rafinuar. Ndoshta më e egër rreth skajeve. Dhe kjo është ajo që e bën udhëtimin këtu kaq tërheqës.

Gjatë një diktature të egër komuniste, gjatë së cilës feja u ndalua, udhëtimet po ashtu dhe pronat u kthyen shtetërore. Kufijtë e Shqipërisë u mbyllën për pjesën më të madhe të të huajve. Ndërsa periudha komuniste përfundoi në 1991, pak të huaj e vizitojnë edhe sot.

Megjithatë, ata që e bëjnë këtë, zbulojnë një vend me male të thepisur dhe një histori të lashtë.

Të vizitosh Shqipërinë është një aventurë e vërtetë. Një vend me zemër të ngrohtë, ku mikpritja, krenaria dhe tradita ndërthuren dhe një buzëqeshje miqësore është gjithmonë një vështrim larg”, shkruan Butler.

Më të mirët në listën e udhëtimeve 2023, sipas kategorive të Lonely Planet

Ushqimi/ kënaqësia kulinare

Nuk është për t’u habitur që Lima shfaqet si një nga të zgjedhurit nën kategorinë “eat” të listës së Lonely Planet. Restorantet në kryeqytetin e Perusë për vite me radhë përfshihen në listën e 50 restoranteve më të mira në botë.

Lima, Peru

Umbria, Itali

Fukuoka, Japoni

Kuala Lumpur, Malajzi

Montevideo, Uruguai

Afrika e Jugut

Udhëtimi/eksplorimi

Pavarësisht nëse dilni në rrugë në kërkim të restoranti të mirë apo një peizazhi të mrekullueshë, të qytetit, udhëtimi ka të bëjë me zbulimin gjatë rrugës drejt itinerarit tuaj.

Nova Scotia, Kanada

Butani

Parku Natyror Kombëtar, Kolumbi

Australia Perëndimore

Stamboll – Sofje me tren (Turqi-Bullgari)

Zambia

Çlodhja / Relaksimi

Pandemia nxiti gjithashtu një dëshirë tjetër: stresi i punës nga shtëpia ndërsa fëmijët shkolloheshin nga “zoom”, do të thotë që shumë udhëtarë thjesht duan të bëjnë një pushim të gjatë. Destinacionet e ishujve, si Xhamajka dhe Dominika në Karaibe, janë vetëm vende për t’u çlodhur, sipas Lonely Planet.

Halkidiki, Greqi

Xhamajka

Dominika

Raja Ampat, Indonezi

Malta

Jordania

Kontakti i afërt / rilidhja / ndërveprimi

Sipas Lonely Planet energjia në këto destinacione do t’ju çojë në një aventurë që ju lidh me kulturën dhe komunitetin. “Ndërsa bota u hap pas kufizimeve të gjata Covid, shumë udhëtarë ndien dëshirën për t’u lidhur ose rilidhur me të tjerët”.

Alaska

Shqipëria

Akra, Gana

Sidnej Australi

Guajana

Boise, SHBA

Të mësuarit nga udhëtimi

A keni filluar të piqni brumin e thartë apo të mësoni një gjuhë të re gjatë izolimit? Nëse doni të mbani gjallë frymën e të mësuarit përtej pandemisë, Lonely Planet sugjeron të vizitoni këto vende për të thelluar njohuritë tuaja.

Mançester, Mbretëria e Bashkuar

New Mexico, SHBA

Dresden, Gjermani

El Salvador

Skocia Jugore

Marsejë, Francë

*Monitor