Aktualitet

LSI padit KQZ-në për gjobën e Veliajt, por në gjykatën e gabuar

LSI padit KQZ-në për gjobën e Veliajt, por në gjykatën

LSI ka ankimuar në Gjykatën e Apelit Administrativ në Tiranë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që vendosi të anulojë gjobën ndaj Veliajt për vizitat e kryebashkiakut në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Por nxitimi për të bllokuar punën e kryebashkiakut Veliaj dhe Bashkinë e Tiranës është shoqëruar me një gafë nga ana e juristëve të çiftit Meta, ndonëse kanë thirrur në ndihmë ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët e përjashtuar nga Vettingu për të përgatitur një sërë padish që synojnë pengimin e kryebashkiakut Veliaj i cili drejton fushatën e Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës.

Edhe pse në vendimin marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcaktohet qartë se në rast kontestimi të vendimit, animimi mund të bëhet pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, “ekspertët” e larguar nga vettingu për korrupsion apo paaftësi i janë drejtuar Gjykatës së Apelit Administrativ në Tiranë.

LSI dhe PD deri më tani kanë humbur betejat ligjore me kryebashkiakun Veliaj.

*Tiranapost.al.