Lufta Nacional Çlirimtare bëri bashkë figurat kryesore të së majtës shqiptare.
Presidenti Meta, Kryeministri Rama. Kryeparlamentari Ruçi, Kryebashkiaku Veliaj të gjithë kanë qenë të pranishëm në Varrezat e Dëshmorëve këtë paradite të 29 nëntorit. Të gjithë janë shfaqur me maska dhe nën kushtet e sigurisë për të respektuar masat ndaj Covid-19.
Kanë kryer nderimet siç rasti e kërkon me përulje dhe kurora me lule pranë dëshmorëve dhe më pas janë larguar.