Aktualitet

Lufta ndaj pandemisë/ Shqipëria tejkalon 1 milion e 90 mijë vaksinime kundër COVID-19

Lufta ndaj pandemisë/ Shqipëria tejkalon 1 milion e 90 mijë

Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit masiv kundër COVID-19 “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer në tërësi 1 milion e 90 mijë vaksina për imunizimin e banorëve të vendit.

Lajmin e njofton Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale ku shkruan:

“Vaksinim Vaksinim Vaksinim

Më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime janë kryer që prej fillimit të këtij procesi jetik dhe vetëm përmes vaksinimit do të frenojmë përhapjen e #Covid19, duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur.

***Vaksinimi me njësitë e lëvizshme në Sukth të Durrësit.

#VaksinimiShpëtonJetë

#ShqipëriaBuzëqesh”

Kujtojmë se përgjatë kësaj jave procesi i vaksinimit është hapur për të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç.

Tiranapost.al