Aktualitet

Luftë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Rama si kryetar i OSBE bën thirrje për negocim sa më shpejt

Luftë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Rama si kryetar i OSBE bën

Mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shpërthyer përplasja me armë, shkak është bërë rajoni i diskutueshëm Nago-Karabak. Nga nisja e përplasjeve, 16 civilë dhe luftëtarë janë vrarë, 100 janë plagosur.

Duke akuzuar Azerbajxhanin për sulme ajrore dhe artilerie, Armenia shpalli aktivizimin e ligjit ushtarak. Azerbajxhani tha se kishte filluar kundërsulmin si përgjigje ndaj bombardimeve. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i kontrolluar nga armenët etnikë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nën cilësinë e kryetarit të OSBE-së ka reaguar përmes një njoftimi në faqen zyrtare të OSBE-së ku bën thirrje që palët e përfshira në konflikt të kthehen në normalitet.

“ Nxis palët e përfshira të kthehen menjëherë në armëpushim para se numri i njerëzve të vrarë si pasojë i këtij konflikti të rritet më tej”.

Ai thotë se mes dy vendeve duhet të nisin negociatat. Bashkëkryetarët e Grupit Minsk të OSBE-së dhe Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të Përgjithshëm, Ambasadori Andrzej Kasprzyk kanë qenë në kontakt të ngushtë me palët, njofton Rama. 

Si kreu i OSBE ai mbështet përpjekjet për të stabilizuar situatën në terren.

'Nuk ka asnjë alternativë tjetër për një zgjidhje paqësore të negociuar të konfliktit. Negociatat mes dy vendeve duhet të nisin sa më shpejt të jetë e mundur'.

Luftë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Rama si kryetar i OSBE bën

Linku Zyrtar: https://www.osce.org/chairmanship/465021