Luigi Mangione, arrestohet vrasësi i CEO-s së kompanisë së Sigurimeve në Nju Jork
![TiranaPost](https://cdnimpuls.com/tiranapost.al/media3/-48-0-6318a0ab039ce.jpg)
E Martë 10 Dhjetor 2024, 10:54
TiranaPost
Luigi Mangione, një 26-vjeçar është akuzuar për vrasjen me armë zjarri të CEO-s së UnitedHealthcare, Brian Thompson, në qytetin e Nju Jorkut.
Luigi Mangione u arrestua në një McDonald's në qytetin Altoona, Pensilvani, pasi një klient në një dyqanin e ushqimit të shpejtë e njohu atë.
Autori kishte me vete një armë, silenciator, ID të shumta false, Ai ishte i diplomuar në Ivy League.
Hetuesit e Nju Jorkut e akuzuan Mangione për vrasje dhe katër akuza të tjera, përfshirë akuzat për armë zjarri.
Thompson, 50 vjeç, u qëllua për vdekje pas shpine mëngjesin e së mërkurës së kaluar jashtë hotelit Hilton në Midtown Manhattan.
Mësohet se i dyshuari ka punuar i vetëm dhe se ai nuk ishte arrestuar askund në Amerikë deri më sot.