Lulet shkojnë tek lulet! Komenti i Ramës për Spiropalin gjatë vizitës në shkollën në Paskuqan
E Hënë 18 Janar 2021, 16:03
TiranaPost
Nga shkolla e rindërtuar Jashar Hoxha, në Paskuqan, që u dëmtua nga tërmeti kryeministri Rama bëri një batutë.
Teksa futej brenda ambienteve të shkollës me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin, dy nxënëse po prisnin me lule në duar. Me dy buqeta, një për Edi Ramën dhe një për Spiropalin. Por kryeministri nuk pranon t'i marrë dhe bëri me shenjë që ti marrë dy buqetat ministrja.
Ai komentoi:
"Lulet shkojnë tek lulet, Rakipi është ferrë, unë jam ferrë, Arbeni është ferrë".
Gjatë vizitës në shkollë, Rama shoqërohej edhe nga kryetari i Bashkisë së Kamzës.
Tiranapost.al.