Aktualitet

Luljeta Bozo kandidate e PS në zgjedhjet e 25 Prillit: Kemi vuajtur shumë, por do shohim dritë se s’bën

Luljeta Bozo kandidate e PS në zgjedhjet e 25 Prillit: Kemi vuajtur

Kryeministri Rama tregoi bisedën që ka patur me profesoreshë Luljeta Bozon. Ajo e ka marrë ftesën për të qenë kandidate për deputete me PS një ditë më parë, ku ajo është menduar dhe ka vendosur në fund që të japë kontributin e saj në parti. Duke folur gjatë prezantimit të programit për Rindërtimin, profesoresha e Inxhinierisë tha se Shqipëria ka vuajtur shumë por do të shohë dritë se s’bën. Me pak komente ajo tha se do bëjë më të mirën!

Edi Rama:

Dua ta ndaj dhe me ata që janë këtu e na ndjekin që ti u tregove zemërgjerë dhe pasi u mendove nuk the jo për të qenë pjesë e skadrës sonë të 25 prillit ku me kenaqsinë dhe me nderin m të madh ne do kemi një përfaqësues të një shtrese të gjerë shoqërore, gjyshërit dhe gjyshet dhe sigurisht një përfaqësues kaq vital që ka akoma shumë për të dhënë dhe që nga maja e eksperiencës së vet dhe integritetit të padiskutueshëm por edhe jo vetëm si inxhiniere, por nënë e gjyshe dhe stërgjyshe, të jesh një ndihmë e madhe për të na shkulur veshin me kujdes që të mos na e këpusësh, por ne të mund të jemi gjithmonë të fokusuar. Kshtu që Luljeta është simboli i gjithë asaj përpjekje solidare në ato momente të tmerrshme pas tërmetit dhe mishërimi i asaj ambicies sime dhe i dëshirës së madhe që skuadra jonë përfaqësuesit tanë në parlament njerëzit që flasin në emër të njerëzve të jenë sa më shumë në sinkron me ta dhe për herë të parë në këtë histori të gjatë të gjithë pensionistët do kenë njeriun e tyre aty dhe kur kam thënë deputeti që duam njerëz të rinj, forca të reja pata parsyesh mundësinë që të kemi gjithë moshat grupet, s'kam menduar se do arrinim të bindnim Luljetën por sna e bëri plotësisht të vështirë, erdhi Po-ja, jam mirënjohës.

Luljeta Bozo:

Do bëj më të mirën do përpiqemi sa të kemi fuqi për vendin tonë, kemi vuajtur shumë por do shikojmë dritë se s'bën.

Rama: Do kemi një stëegjyshe në skuadër.

*Tiranapost.al