Aktualitet

Lulzim Basha refuzon prej një muaji e gjysmë kryenegociatorin Zef Mazi

Lulzim Basha refuzon prej një muaji e gjysmë kryenegociatorin Zef Mazi

Pas lajmit se në një intervistë të një zyrtareje të Ministrisë Jashtme gjermane, që deklaronte se Maqedonia e Veriut do ta mbajë konferencën ndërqeveritare para Shqipërisë, mësohet se kreu i opozitës, sipas burimeve të sigurta diplomatike për “Javanews”, vijon të refuzojë kërkesën e kryenegociatorit Zef Mazi për një takim të parë njohjeje.

Sipas burimeve megjithë kërkesën e paraqitur nga Mazi që në ditët e para të marrjes së detyrës, në fund të qershorit 2020, nga zyra e Lulzim Bashës vijon të heshtet prej një muaji e gjysmë.

Mazi ka pasur deri më tani takime me presidentin Meta, kreun e Kuvendit Ruçi dhe ambasadorët kryesorë të BE, pa harruar takimet me komisionerët evropianë në Bruksel. Refuzimi i Bashës për të takuar personin përgjegjës për negociatat me BE është një sinjal i qartë i karakterit sipërfaqësor e deklarativ që integrimi evropian ka në rangjet e larta të politikës shqiptare.