Aktualitet

Lumi Vjosa Park Kombëtar, Rama: Mbështetje financiare për bizneset pro natyrës në këtë zonë

Lumi Vjosa Park Kombëtar, Rama: Mbështetje financiare për

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e Lumit Vjosa si Park Kombëtar tha se 80 milionë dollarë do të vihen në dispozicion për kanalizimet dhe pastrimin e ujërave të zeza.

Rama shtoi se do të ketë mbështetje financiare për të gjitha bizneset e reja që do të zhvillohen në këtë zonë dhe që janë në krah të mbrojtjes së natyrës.

“Janë 80 milionë dollarë që do të vendosen në dispozicion të këtij parku për të bërë të mundur që të gjitha bashkitë dhe të gjitha komunitetet e këtyre bashkive të mos derdhin më ujërat e zeza në lumë, që do të thotë një projekt masiv për kanalizimet në të gjitha këto bashki dhe për pastrimin dhe përpunimin e ujërave të zeza.

Pjesë e kësaj shumë do të jenë edhe mbështetjet financiare me grante apo me kredi shumë të buta për bizneset që do të zhvillohen në këtë territor, që normalisht do të jenë biznese të reja dhe biznese pranë natyrës jo kundër saj”, deklaroi Rama.