Aktualitet

Lus Zotin përditë të mos mbyllemi sërish... Thirrja e Ramës pas rritjes së numrit të të infektuarve

Lus Zotin përditë të mos mbyllemi sërish... Thirrja e

Në daljen e tij të fundit kushtuar Covid-19, kryeministri Rama u shpreh se kjo do të jetë java e fundit me masa kufizuese, por nga ana tjetër u shpreh se rritja e shifrave të të infektuarve tregon se duhet të bëjmë shumë kujdes të shmangim grumbullimet, që mos të vendoset për rikthimin e masave kufizuese.

Pjesë nga deklarata e Ramës: 

Virusi as ka ikur dhe nuk është mundur përfundimisht. Numrat në Tiranë nuk po flasin mirë, shfaqet politike me turma, pa masë mbrojtëse dhe me një karshillëk që flet për papërgjegjshmëri po vazhdojnë. Po luhet me zjarrin me shëndetin e popullit. S’ju vjen asnjë e keqe nga meraku dhe nga kujdesi im qoftë dhe i tepruar. Pasojat do t’i kalojmë dhe shtrëngesat do t’i harroni. Por me shëndetin dhe jetën e njerëzve nuk luhet. Rreziku është real. Lus Zotin përditë të mos turpërohemi pasi përballuam më te keqen dhe mos të detyrohemi të mbyllemi si rezultat i moskokëçarjes.

Jam shumë në merak dhe po ua përsëris: kjo fazë është shumë delikate. Kjo është java e masave të mbetura kufizuese të lëvizjes. Me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive, dasma e funerale, ku nuk mund të mblidhen qindra njerëz bashkë, transporti publik që do të duhet të rrijë edhe për pak mbyllur, dhe plazhet po ashtu, ndërsa gjithçka do të kthehet si më parë. Por kujdes, sjellja nuk duhet të jetë më si më parë.