Aktualitet

“Mafia e plehrave presion Stela Gugalljas'/ Administratorja e 'Albtek-Energy': Gjykata më shpalli të pafajshme, i vetmi që më shantazhon është Lulëzim Basha

“Mafia e plehrave presion Stela Gugalljas'/ Administratorja e

Stela Gugallja, administratorja e kompanisë “Albtek-Energy” shpk e cila zotëron inceneratorin e Elbasanit, ka vendosur tu përgjigjet akuzave të kreut të PD-së Lulzim Bashës. 

Ajo ka thënë për Gazetën Panorama se prokuroria e Elbasanit ka hetuar për disa vepra dhe në fund, hetimet janë mbyllur për mungesë provash dhe çështja penale ndaj saj dhe dhe personave të tjerë është pushuar. 

Në konferencë për shtyp Basha tha se një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia.

“Prej më shumë se një jave i kërkoj SPAK-ut të nisë hetimet për aferën e mafies së inceneratorëve. Një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia. Mafia e plehrave, presion mbi një prej personave kyçë në skemën mafioze të inceneratorëve, Stela Gugallja. Paralajmëroj SPAK-un se nëse ndonjë prej të dyshuarve kryesorë në aferën e plehrave largohet, do të jetë përgjegjësia e SPAK”. 

Administratorja e kompanisë “Albtek-Energy” thotë se: I vetmi që më ka vënë nën presion dhe më shantazhon është zoti Lulëzim Basha dhe njerëz rreth tij. Prej kohësh jam vënë nën sulme politike nga Partia Demokratike, në të cilën unë dhe familja ime kemi aderuar si anëtarë që në lindjen e saj, duke e mbeshtetur prej viteve 90.  

Kreu i PD, përsëriti thirrjen për SPAK në një postim të minutave të fundit në Instagram:

“Mafia e plehrave presion Stela Gugalljas'/ Administratorja e

Reagimi i plotë i administratores Stela Gugallja:

U njoha sot me deklaratën e rradhës së zotit Lulëzim Basha, sipas të cilës jam vënë nën presion nga  mafja e plehrave. Në respekt të familjes time dhe opinionit publik sqaroj se, nuk jam dhe nuk ndihem për asnjë moment e kërcënuar apo e shantazhuar nga askush. Në jetën e biznesit dhe jashtë saj nuk jam përfshirë në asnjë veprimtari të paligjshme që të më bëjë objekt shantazhi apo kërcënimi.

I vetmi që më ka vënë nën presion dhe më shantazhon është zoti Lulëzim Basha dhe njerëz rreth tij. Prej kohësh jam vënë nën sulme politike nga Partia Demokratike, në të cilën unë dhe familja ime kemi aderuar si anëtarë që në lindjen e saj, duke e mbeshtetur prej viteve 90.   

Meqënëse emri im është  bërë publik dhe lidhet me kompaninë “Albtek-Energy” shpk ku unë jam ortake  e vetme dhe administratore e shoqërisë sqaroj se, Prokuroria  Elbasanit në datë 26.05.2017 ka filluar një hetim penal, për vepra penale si, ”Korrupsion pasiv”, “Korrupsion  aktiv”, “Shpërdorim  detyre”, “Pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “Moskryerje të detyrave nga organet tatmore”.

Prokuroria pasi ka zhvilluar hetime rreth 8 muaj, ka konkluduar që në aktivitetin tim dhe të personave të tjerë, si dhe shoqërisë “Albtek-Energy” nuk ka element të veprave penale, për të cilat kishte regjistruar procedimin penal dhe i ka kërkuar Gjykatës Elbasan, pushimin e çështjes. Gjykata e Rrethit Elbasan me vendimin  nr 2609,  dt.11.01.2018, ka vendosur të Pushojë çështjen penale ndaj meje dhe disa personave tjerë, pasi ka konstatuar se nuk ka element të asnjë vepre penale. Bashkëlidhur vendimi i formës së prerë:

“Mafia e plehrave presion Stela Gugalljas'/ Administratorja e

“Mafia e plehrave presion Stela Gugalljas'/ Administratorja e

“Mafia e plehrave presion Stela Gugalljas'/ Administratorja e