Aktualitet

Maksim Et’hemaj emërohet Drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj emërohet Drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të

Autoriteti i Aviacionit Civil do të ketë një drejtor të ri ekzekutiv që prej kësaj të mërkure. Në këtë pozicion është emëruar Maksim Et’hemaj, me propozimin e ministers së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Vendimi për emërimin e Et’hemajt si drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe hyn në fuqi menjëherë edhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Maksim Et’hemaj emërohet Drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

EMËRIMIN E DREJTORIT EKZEKUTIV TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 12, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave.

VE N D O S I:

Z. Maksim Et’hemaj emërohet drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil duke zëvendësuar Edlira Krajën.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Tiranapost.al