Aktualitet

Mali i Zi hap nesër kufijtë për shqiptarët

Mali i Zi hap nesër kufijtë për shqiptarët

Duke filluar nga dita e nesërme, kufijtë e Malit të Zi për shqiptarët do jenë të hapur. Vendimi është marrë për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Lajmin e ka bërë me dije nga Podgorica, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha, i cili tha se se kufijtë do të hapen për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë -Hercegovinës dhe Serbisë.

Po nëse do kalosh kufirin do duhet të kesh bërë testin e koronavirusit, që tashmë mund të bëhet edhe në laboratorë privatë të certifikuar.

 “Për të hyrë në Mal të Zi duhet testi i COVID-19”, thotë kreu i Institutuit të Shëndetit Publik.

Vendimi është marrë për shkak të përkeqësimit të situatës në fushën e turizmit të vendit, ku qytetarët nga rajoni i Ballkanit Perëndimor zënë një përqindje të madhe.

Deri më tani nuk jepen detaje të tjera lidhur me procedurat që duhen ndjekur për tu futur në Mal të Zi, përveç testit.

Pritet që autoritetet të bëjnë publik vendimin e plotë bashkë me kërkesat për qytetarët që mbërrijnë.