Aktualitet

Mali i Zi ndryshon rregullat për kalimin në kufi: Çfarë duhet të kesh me vete

Mali i Zi ndryshon rregullat për kalimin në kufi: Çfarë

Për të kaluar kufirin me Malin e Zi, përmes doganës së Muriqanit dhe Hanit të Hotit nuk do të kërkohet më me detyrim një biletë avioni apo prenotimi në hotel. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër ka publikuar një njoftim ku tregon se nga sot të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në Mal të Zi, mund të lëvizin normalisht, por duhet të kenë përgjigjen negative të tamponit për koronavirusin.

Nuk dihet se sa do zgjasë ky vendim, pasi sipas njoftimit: Rregulli do jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë.

Njoftimi i plotë:

Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan: Njoftojmë të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë.

Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00", njofton Drejtoria Vendore e Kufirit.

*Tiranapost.al.