Aktualitet

Mamurras/ Vatrat e zjarrit rrezikojnë zonën e banuar, era favorizon përhapjen e flakëve

Mamurras/ Vatrat e zjarrit rrezikojnë zonën e banuar, era favorizon

Po ashtu si në shumë vende fqinje, edhe në Shqipëri i nxehti afrikan me thatësirat dhe temperaturat e larta ka krijuar zjarre lokale. Një vatër e fuqishme është aktivizuar në Mamurras, ku sipas raportimeve flakët po përparojnë drejt banesave të lagjes “Demokracia” të qytetit.

Një tjetër vatër raportohet të jetë aktivizuar në fshatin Shpërdhet, ku forcat zjarrfikëse po tentojnë të luftojnë me flakët, por erërat e forta po e bëjnë misionin edhe më të vështirë. 5 banesa janë të rrezikuara aktualisht nga vatra e zjarrit.

Ndërkohë 10 hektar pyje janë djegur. Në reagim të zjarreve në Mamurras ka reaguar dhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me një mesazh në rrjetet sociale shkruan se situata është kritike si dhe njofton se aktualisht në të gjithë vendin 5 vatra zjarri janë aktive.

“Aktualisht strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit. Ndërkohë gjatë ditës së sotme në Qendrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetëra vatra. Koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile në nivel vendor dhe qendror ka bërë të mundur neutralizimin e tyre pa cenuar pasuritë natyrore apo zona të banuara.Bashkëpunimi me komunitetin për parandalimin apo lajmërimin e hershëm të situatave të zjarreve është jetik për të limituar pasojat e temperaturave të larta të këtyre ditëve”- shkruan Peleshi.

Tiranapost.al