Manastirliu: Fluturimet me Britaninë të pezulluara deri më 1 shkurt

E Shtunë 16 Janar 2021, 14:23
TiranaPost
“Do të vijojë që të jenë në fuqi masat që janë, lëvizja kufizohet nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit”, kështu deklaroi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për mediat sëbashku me Komitetin Teknik të Ekspertëve.
Ministrja po ashtu bëri me dije se fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara deri më 1 shkurt dhe më pas do të bëhet një tjetër rivlerësim.
“I njëjti kufizim shërbimi do të jetë dhe për kafet dhe për restorantet përjashtuar vetëm shërbimin e ushqimit në shtëpi, dhe ato që do të duan që të lëvizin është e rëndësishme që të marrin leje tek e-Albania”, shtoi më tej ministrja e Shëndetësisë.