Aktualitet

Nga 1 dhjetori mësimi do bëhet i alternuar, çfarë do të thotë kjo?

Nga 1 dhjetori mësimi do bëhet i alternuar, çfarë do

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu propozon mësimin e alternuar nga 1 dhjetori për gjithë shkollat dhe nivelet. Sipas këtij propozimi të ministres, Ministria e Arsimit vendos që mësimi të zhvillohet online dhe në formën klasike, pra në klasa. 

Manastirliu: 

Për të minimizuar çdo risk gjatë kësaj periudhe që rriten dhe infeksionet e tjera respiratore dhe për të qenë sa më të kujdesshëm, edhe pse fëmijët nuk vlerësohet të jenë transmetues të lartë të infeksionit nga Sars-Cov2, edhe pse protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga strukturat arsimore, gjë që është refelktuar edhe në shifra, kemi peshuar rëndësinë e këtij ekulibri dhe kemi vendosur: T’i rekomandojmë MASR që nga data 1 dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, në formë tradicionale, pra me prani fizike duke e kombinuar me mësimin në distancë (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore. 

Ministrja nënkupton mbylljen e shkollave dhe kalimin online? 'Kemi një dimër të vështirë para', tha ajo. Vendimi i takon ministrisë së Arsimit. 

Ndërkaq, vetëm Universitetet vijojnë të qëndrojnë të mbyllura aktualisht, me vendim të Komitetit të Ekspertëve, njoftuar deri me dy dhjetor.