Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është takuar në një kafe pune siç e quan ajo, me Tritan Kalon, profesorin që sot la në mënyrë të bëftë Komitetin Teknik.
Kalo nuk ka komentuar deri më tani asgjë, por ministrja shkruan poshtë fotos:
Një kafe pune me Prof. Tritan Kalon, që prej shumë kohësh i kemi periodike, për të ndarë mendime e këshilla.
Mirënjohje për kontributin e tij të vlefshëm në Komitetin Teknik të Ekspertëve, përgjatë një viti sfidues dhe aspak të lehtë të përballjes me pandeminë Covid19.
Prof. Kalo do vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.
Bashkë kemi një thirrje: Ju lutemi zbatoni masat.
#Maskën
#Distancën
#Higjienën
#Bashkë do ia dalim!
Dhe në fund po ia huazoj me leje Prof. Kalos, atë shprehjen që përdor gjithmonë: “Together Forever”.
#Krenare??
Tiranapost.al