Aktualitet

Manastirliu-mjekëve dhe infermierëve: Bonusin do e merrni deri ditën e fundit të pandemisë

Manastirliu-mjekëve dhe infermierëve: Bonusin do e merrni deri

Nga takimi me mjekët dhe infermierët në spitalin Infektiv, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i garantoi ata se bonusi special do të jepet deri në ditën e fundit të pandemisë, duke përfshirë gjithë personelet e spitaleve ku trajtohen pacientë me koronavirus. Ministrja tha se synimi është që deri në fund të muajit maj të jenë vaksinuar 500 mijë qytetarë, për të pasur edhe një sezon veror të lehtësuar.

Ogerta Manastirliu:

“Asgjë s’ka mbaruar ende. Sepse për fat të keq edhe tek ne COVID-19 është ende prezent. Ende janë qytetarë që vuajnë pasojat, raste të rënda, që janë të shtruar në shërbimet tona spitalore. Edhe spitalet rajonale. Një prej spitaleve është zbrazur sepse ka rënë numri që trajtohen për këtë sëmundje. Por nga ana tjetër kjo s’do të thotë se spitali nuk është në gatishmëri.

Qoftë personali, qoftë aparaturat e pajisjet janë në gatishmëri. Kur të kemi shtim të shtrimeve, struktura do jetë aktive si në momentet e para.

Numri i pacientëve që trajtohen tek Infektivi apo COVID-3 ka rënie të qëndrueshme. Ashtu sikurse ka rënie edhe të fataliteteve ditore. Kjo tregon që jemi në situatë të kontrolluar të epidemisë. Fakti që kemi ulje të rasteve do doja ta kishim këtë moment edhe si moment rigjenerimi.

Stafet të marrin kohën e tyre. Çfarë na ka treguar ky vit duhet të jemi të përgatitur për gjithçka. Duhet të punojmë për sot dhe nesër, dhe të shfrytëzojmë kapacitetiet. Për gjithë ekipin e mjekëve e infermierëve do të vijojë bonusi deri në ditën e fundit.

Janë më shumë se 4 mijë që kanë përfituar bonusin special nga qeveria, do të jetë deri në ditën e fundit të pandemisë. Do t’ia dalim. Kemi fuqinë e forcën, kurajon dhe durimin për të përballuar sfidat që deri tani na kanë dalë përpara. Nuk i sollëm ne por koha dhe natyra.

Plani ynë ambicioz që të vaksinojmë çdo qytetar në Shqipëri, deri tek qytetari i fundit, ky është plani për pranverën e vitit që vjen, mund t’ia arrijmë edhe më shpejt".