Aktualitet

Manastirliu: Shqipëria ka filluar me planin 'B' të masave anti-Covid, 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm priten të vijnë 5.5 milionë vaksina

Manastirliu: Shqipëria ka filluar me planin 'B' të masave

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka folur sot gjatë fjalës së saj në Kuvend rreth marëveshjes që pritet të bëhet midis Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës. Manastirliu kërkoi që Kuvendi të miratonte këtë marrëveshje që do të ishte një mbështetje për zbutjen e efekteve të pandemisë në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh që Shqipëria tani ka filluar një plan “B” të masave për parandalimin e përhapjes së virusit, prandaj apeloi për vaksinim dhe theksoi që në mesin e vitit të ardhshëm pritet të vijnë mbi 5.5 milionë vaksina.

“Janë garantuar mbi 5.5 mln vaksina, që do të vijnë brenda 6 mujorit të parë të 2022.Vaksina është e garantuar për cdo qytetar. Kemi një rritje në përdorimin e vaksinave në raport me tre muaj më parë dhe kemi filluar prej 3 dhjetorit me dozën përforcuese. Duhet të rrisim mbrojtjen ndaj varianteve të reja. Vaksinimi me dozën e tretë e rrit mbrojtjen. Është koha të kemi një vrull të ri për një dimër të sigurt për përballjen me rrezikun e virusit. Kemi kaluar në një plan “B” të masave për parandalimin e përhapjes së virusit. Edhe me të gjitha masat për paraqitjen e kartës së vaksinimit për administratën dhe punonjësit në qendra tregtare duke filluar nga data 4 janar, ose me testin e vaksinimit” tha Manastirliu.