Aktualitet

Manastirliu takohet me familjarë të pacientëve: Do vendosim një numër komunikimi tani e tutje

Manastirliu takohet me familjarë të pacientëve: Do vendosim

Aspekti psikologjik i pacientë të shtuar me Covid, nisur edhe nga disa vetëvrasje tek “Shefqet Ndroqi” ka sjellë një ndryshim të protokollit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, takoi familjarë sot që ndodheshin jashtë rrethimit të Infektivit, bashkë më mjeken e njohur të Infektivit Najada Çomo. Manastirliu bëri me dije se nga tani e tutje do të vendoset një numër komunikimi dhe tableta, përmes të cilave pacientët mund të komunikojnë vizualisht me familjarët.

Manastirliu takohet me familjarë të pacientëve: Do vendosim

Pasi disa nga familjarët u shprehën se nuk kanë mundur të komunikojnë rregullisht apo sa herë i kanë kontaktuar të afërmit që ndodhen të shtruar për Covid, ministrja tha:

Manastirliu takohet me familjarë të pacientëve: Do vendosim

“Nëpërmjet tabletave do të kemi komunikim me familjarët dhe pacientët vizualisht. Mund të përmirësojmë disa gjëra, sepse kjo pandemi na prekur për herë të parë. Kemi vendosur që të vendosim disa tableta me numrat e telefonit përkatës me internet dhe nëse pacientët s’duan të komunikojmë mund t’i shihni”.

Ajo sqaroi më tej se numrat e telefonit do të vendosen në një letër, në pjesën ku qëndrojnë familjarët, ndërsa pacientët që kanë një celular janë të lirshëm që ta përdorin për të folur me të afërmit.