Aktualitet

Manastirliu thirrje qytetarëve: Janë ditë e natë në terren, t’i ndihmojmë epidemiologët!

Manastirliu thirrje qytetarëve: Janë ditë e natë në

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat kundër Covid-19, për frenuar përhapjen.

Përmes një statusi në “Facebook”, Manastirliu gjithashtu shpreh vlerësime për punën 7 mujore të ekipeve të epidemiologëve

“Covid-19. Ditë e natë në terren, prej më shumë se 7 muajsh, ekipet e epidemiologëve në çdo cep të vendit, po bëjnë një punë të palodhur për gjurmimin, hetimin dhe izolimin e vatrave, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

T’i ndihmojmë së bashku, duke respektuar rregullat. #Maskë #Distancë #Higjienë #RuajShëndetin”, shkruan ministrja.