Aktualitet

Manastirliu tregon bisedat telefonike që pati me Veliajn kur ishte me Covid: Ja çfarë më thoshte kur këta që bëjnë ping-pongun politik ishin me pushime

Manastirliu tregon bisedat telefonike që pati me Veliajn kur ishte me

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Ministirliu, nga Njësia 9 ndërsa përmendi disa nga projektet e përfunduara të kryebashkiakut Erion Veliaj në Tiranë, ndërsa tregoi bisedat që pati me të në muajin gusht, kur Veliaj ishte në betejë me Covid-in.

“Po zbuloj një bisedë personale po vlen që ta dini të gjithë ju. Kur Erioni u prek nga Covidi në gusht të këtij viti, këta që bëjnë këtë ping-pongun politik ishin me pushime në atë kohë, me Erionin flisja çdo ditë dhe gjëja që më thoshte ishte: “Kur do iki, kur do dal, kur do negativizohem që të dal se kemi aq shumë gjëra ndërkohë që ishte online gjithë kohës”. Erioni është njeri i punës se vetëm me punë arrihet të ndërtohet Sami Frashëri, vetëm me punë u bë projekti i Sheshit Skënderbej, bulevardi i ri, tani po përfundon Bulevardi Zogu i Parë”, tha Manastirliu.