Aktualitet

Mandat i thyer në mes, Rama: Dy goditje tërmeti dhe pandemia do kishin rrëzuar përtokë një elefant e jo më një qeveri të Shqipërisë

Mandat i thyer në mes, Rama: Dy goditje tërmeti dhe pandemia do kishin

Nga programi për rindërtimin kryeministri Rama tha se ky mandat i dytë qeverisës ishte më i jashtëzakonshi për shkak të tërmetit dhe pandemisë së koronavirusit: e them me bindje të plotë dy goditje që do kishin rrëzuar përtokë një elefant e jo më një qeveri të Shqipërisë me mjetet dhe fuqitë e kufizuara që ka.

"Diku pranë në Durrës tërmeti i 26 nëntorit kishte goditur shumë fort dhe pastaj minutë pas minuta informacioni shtrihej duke krijuarn një perimetër që sot e gjithë ditën është përmetri brenda të cilit ne po kurojmë pa pushim plagët e mëdha të hapura atë natë dhe sot kur ne jemi në rrugën drejt 25 prillit dhe shumëkush flet për 8 vite, dëshiroj të bëj një korrigjim, në thonjëza ose pa, në fakt nuk janë ende 8 vite sepse ne kemi hyrë në zyrë në gjysmën e dytë të shtatorit të vitit 2013 por jo vetëm kaq, ky mandat ka qenë mandati më i jashtëakonshëm i një qeverie shqiptare pasi është thyer në mes nga tërmeti dhe nga pandemia. Është thyer në mes duke përmbysur të gjitha planet tona, të gjithë kalendarët e punës tonë, prioritetet tona dhe duke kthyer vëmendjen në dy drejtime që na kanë vënë përballë dy sfidave të jashtëzakonshme, e them ndoshta pa modesti por e them me bindje të plotë dy goditje që do kishin rrëzuar përtokë një elefant e jo më një qeveri të Shqipërisë me mjetet dhe fuqitë e kufizuara që ka, dy sfidat që askush tjetër ju i njihni ju e dini cilët janë të tjerët, nuk do mund t`i përballonte me forcën, vullnetin dhe dinjitetin që po i përballojmë në PS."