Aktualitet

Manja akuzon në SPAK drejtoreshën e agjensisë së pronave për tre vepra penale

Manja akuzon në SPAK drejtoreshën e agjensisë së pronave

Jonida Baçi, drejtoresha e Agjensisë së Trajtimit të Pronës është kallëzuar nga Ulsi Manja në SPAK, për korrupsion, shpërdorim detyre dhe konflikt interesi. Manja tha në një prononcim për mediat se Baçi u shkarkua para pak ditësh me propozim të tij nga kryeministri Edi Rama dhe shtoi se ka edhe zyrtarë të tjerë të nivelit drejtues të implikuar në korrupsion.

“Jam këtu për të ndarë me opinionin publik rezultatet e një hetimi disa mujor, nga drejtoria anti korrupsion, në agjencinë e trajtimit të pronave. Ka dyshime se njësia anti korrupsion, nëpërmjet hetimeve, për disa skema përfitimi abuzimi dhe korrupsioni ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë të trajtimit të pronave, kjo është goditja më e rëndësishme dhe hetimi më serioz i zhvilluar nga kjo njësi. Pas një hetimi të gjatë, zyrtarja e agjencisë së pronave rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemave që kanë prodhuar korrupsion thelbësor. Kam firmosur kallëzimin që do ia drejtoj SPAK dhe është radha e SOAK të thellojë hetimet”, tha Manja.