Aktualitet

Manastirliu: Vaksina ruse efikase me 97.6%. Thirrje nga Kuvendi për qytetarët që hezitojnë ta bëjnë

Manastirliu: Vaksina ruse efikase me 97.6%. Thirrje nga Kuvendi për

Nga Kuvendi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se vaksina ruse Sputnik V ka rezultuar sipas studimeve efikase në nivelin 97.6 %. Ajo tha se pritet të mbërrijnë dhe 25 mijë doza të tjera të Sputnik ndërsa përcolli edhe një mesazh për qytetarët që hezitojnë ta bëjnë vaksinën:

“Ne sot sjellim disa akte normative qoftë për sa i përket amendimit të marrëveshjes me distributorin e autorizuar të CoronaVac në Republikën e Turqisë për të rritur më tej sasinë e vaksinave të Sinovac për të pasur më shumë disponibilitet me vaksinat që administrohen në vend, për të vijuar me ritmet shumë të mira të vaksinimit.

Pak ditë më parë mbërritën në Shqipëri 25 mijë doza të vaksinës Sputnik V, presim në muajit në vijim edhe 25 mijë doza të tjera për të plotësuar kontratën me Sputnik. Vaksina Sputnik është tejet efikase sipas studimeve të fundit.

Sipas Insitutit Gamalea efikasiteti pas dy dozave shkon deri në 97, 6 %..

Vaksina ka marrë aprovimin për përdorim emergjent në 63 vende të botës. Sot ka më shumë evidencë shkencore për efikasitetin e tyre. Ndaj çdo qytetari që heziton i them është e rëndësishme të dëgjoni autoritetet shëndetësore, sepse fakti që sot janë mbi 400 mijë gjyshër e gjyshe duhet të na bëjë më të përgjegjshëm për rëndësinë që ka vaksinimi i shpejtë për të siguruar mbrojtjen nga virusi i rrezikshëm.

Ne do vijojmë që të rrisim dispinobilitetin e vaksinave në vend. Objektivi ynë për 500 mijë të vaksinuar deri në Maj u arrit 29 ditë para. Kemi objektivin e ri për të arritur drejt 1 milionë vaksinimeve”.

*Tiranapost.al.