Aktualitet

Mark Rutte në Shqipëri më 10 nëntor

Mark Rutte në Shqipëri më 10 nëntor

Kryeministri i Holandës Mark Rutte do të vizitojë Shqipërinë më 10 Nëntor. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Rama i cili ka postuar në Facebook foto me Rutte-n i cili në zgjedhjet e marsit të këtij viti, fitoi mandatin e katërt qeverisës. Ata ndodhen në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Holanda ka vendosur jo në pak raste veto-n për Shqipërinë në BE, duke kërkuar që të punohet më shumë kundër krimit dhe korrupsionit.

Kryeministri Rama përbri fotos shkruan:

Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Holandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Mark Rutte në Shqipëri më 10 nëntor

Edi Rama nga New York ka postuar këto dy ditë foto nga takimet, si me filantropin George Soros apo me shefin e kompanisë së Pfizer.

*Tiranapost.al.