Aktualitet

Marrëveshja me Italinë/ Anija e parë me emigrantë niset drejt Shqipërisë

Marrëveshja me Italinë/ Anija e parë me emigrantë niset

Anija “Libra” e Marinës italiane është nisur drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në qendrat e ngritura për t'iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare, shkruan La Republicca.

Në bord u krye një kontroll fillestar i personave që do të transferoheshin, që ishin shpëtuar në det, për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e përcaktuara: me origjinë nga vende të sigurta, meshkuj, jo në gjendje vulnerabël.

Gratë, të miturit, personat e torturuar dhe të sëmurët dërgohen në Lampeduza dhe prej këtu vendosen në pricesin e pritjes që kërkesa e tyre për azil të shqyrtohet nga komisionet territoriale.

Javën e kaluar u vunë në funksion qendrat në Shëngjin dhe Gjadër dhe do të akomodojnë emigrantët e transferuar në bazë të marrëveshjes që u nënshkrua pak kohë më parë mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministres italiane Xhorxha Meloni.