Aktualitet

Video/ Marrëveshje në Abu Dhabi për 2000 apartamente të reja në Durrës, Rama: Miku i çmuar Mohammed bin Zayed më hapi derën!

Video/ Marrëveshje në Abu Dhabi për 2000 apartamente të reja

Nga Abu Dhabi i Emiratëve të Bashkuara, kryeministri Rama njoftoi për një marrëveshje mes dy qeverive për ndërtimin me financimin mes qeverisë dhe Abu Dhabit të 2000 apartamenteve në Durrës. Rama e cilëson princin e Kurorës për mbështetjen si mikun e tij të çmuar: Ma dëgjoi lutjen për ndihmë! Rama e quan rastësi vizitën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe sot në 1 vjetorin e tërmetit fatal të 26 nëntorit.

Me procesin e rindërtimit, Rama tha se do të merret sipërmarësi i njohur i botës arabe, ndërtuesi i disa prej ngrehinave më mbresëlënëse në Lindjen e Mesme, si Burj Khalifa, konkretisht me banesat e Spitallës dhe në Durrës.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se shumë shpejt nis investimi i madh për transformimin e portit të Durrësit, në një nga portet më të bukur e më të mëdhenj turistikë të Mesdheut.

Rama:

Rastësia e deshi që sot në një vejtorin e tragjedisë së tërmetit të jem në Abu Dhabi, për të firmosur marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apratamentëve të reja në Durrës. Ishte miqësia vëllazërore e një miku shumë të çmuar princit Mohammed bin Zayed, që ato ditë aq të zymta më hapi derën e shtëpisë dhe ma dëgjoi lutjen për ndihmë, që bëri të mundur manifestimin e jashtzakoanshëm të solidaritetit të Emirateve të Bashkuara në kofnerencën e donatorëve në Bruksel. MInistri Ahmetaj dhe Agjencia për Zhvillimin e ndërtimeve kanë punuar ngushtësisht bashkë me skuadrën e inxhinierëve vënë në dispozicon nga princi dhe me fondin e Abu Dhabit për të dakordësuar marrëveshjen që firmosim dhe i hapin rrugë kantierit të ardhshëm. Qeveria do financojë infrastukturën e re të lagjes në Spitallë ndërsa sipërmarrësi Muhamed Alabar, që ka projektuar Burj Khalifa do realizojë banesët e Spitallës dhe banesat e reja që do ndërtohen në vend të pallateve të shembura në Durrës.

Video e plotë si më poshtë: