Aktualitet

Masa e parë lehtësuese që mund të merret në Shqipëri sipas epidemiologut

Masa e parë lehtësuese që mund të merret në

Lëvizja e njerëzve me sistem imunitar më të fortë mund të jetë masa e parë lehtësuese e Shqipërisë nëse raporton në ditët në vazhdim ulje të rasteve me koronavirus. Këtë sugjerim jep epidemiologu nga Tirana Ilir Alimehmeti i cili thotë se bashkë me të të jetë hapja më shumë e fashës së orarit, si dhe lëvizja me makinë. Por ai thekson se të moshuarit duhet të jenë të fundit.

Për Ilva Now, ai thotë:

E para do ishte ekspozimi i njerëzve me të fuqishëm nga sistemi imunitar që të fillonin të lëviznin. Hapja më shumë e orarit e disa lloj aktiviteteve jo publike, problemin e kemi në grumbullimin e nejrëzve, lokale, restorante aktivitete sportive, këto janë me risk të mesëm deri në të lartë. Hapja e orareve, lëvizja e njerëzve në mënyrë të lirë, spostimi edhe me makinë patjetër mund të jenë në masat e tjera që mund të merren të parat. Të moshuarit duhet të jenë të fundit.

Nga ministria e Shëndetit është thënë se do të praktikohet metoda e analizës së gjakut për të identifikuar personat me antitrupa, me imunitet të fortë të cilët nuk rrezikojnë nga virusi. Por edhe kjo do të bëhet sipas vlerësimeve të mjekut të familjes.