Aktualitet

Masat e kufizimit, Brataj: Nuk ndryshojnë deri me 1 Shkurt

Masat e kufizimit, Brataj: Nuk ndryshojnë deri me 1 Shkurt

Masat aktuale kundër koronavirusit nuk do të ndryshojnë deri në datën 1 Shkurt. Këtë thotë kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj duke shtuar se megjithatë situata është në monitorim dhe në varësi të të dhënave merren edhe vendimet.

Modeli që ne kemi krijuar është miks mes modeleve të të gjithë vendeve të tjera. Unë mendoj se deri më 1 shkurt patjetër do të kemi këto masa. Do të shohim se çfarë ndodh me indikatorët e sëmundjes. Dhe nuk mund të shprehemi për një periudhë të gjatë. Por me këto masa nuk mendoj se janë agresive që të pengojnë aktivitetet e tjera. Ndaj më mirë të rrimë në këto masa. Ne jemi duke monitoruar. Më parë ka qenë gati në ezaurim e gjithë rezerva e shtretërve. Kontrolli çoi në menaxhim dhe përballim normal të situatës. Kështu që ky kontroll është ende në monitorim dhe menaxhimi është në këtë moment në situatë dinamike.

Masat e kufizimit, Brataj: Nuk ndryshojnë deri me 1 Shkurt

Ndërkaq, edhe Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi mbledhja e sotme se masat me kufizime aktualisht do vijojnë të jenë të njëjtat deri në një njoftim të dytë.

*Tiranapost.al.