Aktualitet

Masat e kufizimit nuk ndryshojnë, doktor Pipero: Ka hezitim për të ardhur në spital

Masat e kufizimit nuk ndryshojnë, doktor Pipero: Ka hezitim për

Muaji shkurt pati numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi në vendin tonë, ndonëse edhe dje me datë 1 mars numri ishte i lartë me 20 viktima të cilët ishin shtruar në spitalet Covid. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thotë se kjo situatë vjen për shkak të ekpozimit më gjatë ndaj virusit të shumë personave, por po ndikon edhe hezitimi për të shkuar në kohën e duhur në spital.

Në intervistën për ABC News, doktor Pipero tha:

“Rrinë me komplikacione në shtëpi. E kam thënë disa herë që ka një lloj skepticizmi për të ardhur në spital. Koha e ekspozimit ndaj virusit ka qenë më e madhe”.

Pipero thotë se virusi është bërë më agresiv, dhe kjo është vënë re tek shumë prej personave të infektuar.

“Po konstatojmë raste me tre katër ditë klinikë dhe prekje shumë të gjerë të mushkërive. Kjo prekje ka avancuar në mënyrë të heshtur dhe më pak klinikë”.

Por kur pritet të përmirësohet situata?

Sipas doktor Piperos deri nga gjysma e marsit nuk pritet përmirësim i shpejtë.

“Besoj se deri nga gjysma e Marsit numri i rasteve do të jetë në këto nivele, edhe më i lartë. Besoj nga prilli rënia do të jetë më e qëndrueshme për shkak se me rritjen e temperaturave, ajrosen më shumë edhe lokalet ku mblidhen kryesisht të rinjtë”.

Ndërsa masat nuk pritet të ndryshojnë: 'Fillimisht ka vend për zbatimin e atyre ekzistuese'.

*Tiranapost.al.