Aktualitet

Masat kundër Covid-19, Rama njoftim për bizneset e vogla

Masat kundër Covid-19, Rama njoftim për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar disa vizita në biznese në Vlorë për të cilat shprehet se janë çliruar nga tatim fitimi, TVSH-ja dhe vizitat e inspektorëve deri në vitin 2029.

Gjatë takimeve Rama dha lajmin se ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë do të japë udhëzimet për lokalet të cilat do të kenë mundësi të punojnë edhe brenda.

Kryeministri gjithashtu iu kërkoi pronarëve të bizneseve të rrisin pagat për punonjësit dhe të paguajnë siguracione.

“Tani s'do ketë më inspektorë, s'do ketë TVSH  se ju nxinë jetën. Do monitorohet vetëm paga, sigurimet. Dhe thirrini mendjes dhe rrisni rrogat. Sot do të dalë njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve, se është problem tani që fillon koha më e ftohtë, por duke respektuar masat", tha Rama.