Aktualitet

Maska të bëhet me ligj! Nëse bëhet, ja çfarë do të ndodhë për 2 javë

Maska të bëhet me ligj! Nëse bëhet, ja çfarë do

Mjeku Pëllumb Pipero u shpreh i sigurt se vendi nuk do t’i nënshtrohet një karantine të dytë.

“Mendoj se kjo pandemi na dha një mësim që karantina ishte zgjedhje, por nuk ishte zgjidhje dhe nuk është zgjidhje”, tha Pipero.

Por për mjekun e njohur duhet që vendosja e maskës të bëhet me detyrim përmes ligjit. Sipas tij nëse të gjithë qytetarët mbajnë maskat në vendet e mbyllura, atëherë brenda dy javësh numri i të prekurve me Covid do të pjesëtohet me 4.

“Faza e dytë do strategji, bashkëpunim, komunikim. Kjo fazë e re është një mënyrë bashkëjetese. Ka ardhur momenti ta bëjmë me detyrim ligjor maskën. Kam thënë që s’duhet përdorur në rrugë, edhe kur ecim. Por nëse qytetarit nuk i bëhet mënyrë jetese maska e marrë me vete duhet të bëhet me detyrim. Kur nuk ruajmë dot distancën duhet vendosur. Nëse maska bëhet me detyrim ju garantojë që për 2 javë, numrat e të prekurve do të pjesëtohen me 4. Duhet gjetur një mënyrë për t’i detyruar qytetarët ta mbajnë maskën në mjediset e mbyllura, në qendrat e mëdha të punës, si fasoneri, call-center, në dyqane, në qendra tregtare, në banka, në institucione”, tha Pipero.

*Deklarata u zbardh nga emisioni “Zonë e lirë”.