Aktualitet

Matthew Palmer bën bashkë virtualisht Ramën, Metën dhe Bashën: Takim edhe kampionët e drejtësisë

Matthew Palmer bën bashkë virtualisht Ramën, Metën dhe

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer do të zhvillojë sot një takim virtual në Shqipëri, ku do të bisedojë me kryeministrin Rama, presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD-së Lulzim Basha. Nuk dihet ende nëse takimi online do të jetë njëkohësisht me krerët e partive dhe presidentin.

Ambasada Amerikane njofton se do të diskutohet mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa Palmer do takohet gjithashtu Online edhe me zyrtarë të lartë të Reformës në Drejtësi që i quan kampionë. Pak kohë më parë, DASH shpalli ish kreun e KED, Ardian Dvoranin kampion të Anti-Korrupsionit, i cili është kallëzuar në SPAK nga presidenti Meta.

Ky është njoftimi i plotë nga Ambasada Amerikane:

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Mattheë Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit. Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi. Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA.

Matthew Palmer bën bashkë virtualisht Ramën, Metën dhe

*Tiranapost.al.