Aktualitet

Maturantët e këtij viti do kenë më shumë shanse për të fituar mjekësinë

Maturantët e këtij viti do kenë më shumë shanse

Nga ky vit e në vazhdim, maturantët do të kenë më shumë shanse për të studiuar për mjekësi. Kjo si pasojë e rritjes së kuotave, me 150 studentë më shumë.

Maturantët e këtij viti do kenë më shumë shanse

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë prof. Arben Gjata kanë nënshkruar Memorandumin e ri të Bashkëpunimit midis Universitetit të Mjekësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

"Do të jenë 150 kuota pranimi mbi ato aktualet, që e çojnë numrin e përgjithshëm të studentëve të cilët do të pranohen në Fakultetin e Mjekësisë në 450 studentë/vit. Kjo është pjesë e planit tonë disavjeçar për të patur më shumë mjekë të përgjithshëm", tha Manastirliu.

Mjekësia do të ketë 450 kuota/vit, ndërsa do të vijojë pa ndërprerje hapja e specializimeve në mjekësi.