Aktualitet

Maturantët u ankuan se pyetjet ishin të vështira! QSHA: Nuk kishte asgjë jashtë programit

Maturantët u ankuan se pyetjet ishin të vështira! QSHA: Nuk

Ditën e djeshme është zhvilluar Provimi i detyrueshëm të Maturës Shtetërore për lëndën e Matematikës. Pas provimit, një pjesë e madhe e nxënësve, përfshirë dhe ata ekselentë janë ankuar për vështirësinë e tezës dhe kanë pretenduar se u janë dhënë gjëra të cilat nuk iu ishin lajmëruar se mund t’iu bien.

Në reagim të këtyre pretendimeve, Qendra e Shërbimeve Arsimore është prononcuar në një deklaratë për mediat. Përfaqësueset e QSHA kanë thënë se teza e provimit nuk kishte asnjë pyetje jashtë programit mësimor.

“Nxënësit e mirë nuk kanë pasur vështirësi. Pjesën tjetër mund ta zgjidhnin me studim shenje, me grafik apo pikë provë. Nga korrigjimi do shohim se si kanë reaguar në këto teste. Pyetja me ekuacionin e drejtëzës ka ushtrime të tilla pa fund. Teza është e nivelit mesatar, nuk ka asnjë jashtë programit. S’ka asnjë gabim shkencor. Sa i përket asaj që thonë; e përkthyer. Tekstet janë të përkthyera. Polinomet janë ato që janë, nuk është çështje kopjimi dhe nuk janë të nivelit të Cambridge. Pasi kanë parë skemën e provimit do jenë qetësuar. Pastaj nxënës që kanë hyrë me mendimin që; ‘unë do kopjoj’, është gjë tjetër gjë kjo. Aty ka pasur ushtrime të nivelit edhe për nxënësit mesatar.”- ka thënë përfaqësuesja e QSHA, e cila më pas ka lajmëruar se do të ketë një analizë në bazë të rezultateve të nxënësve.

Tiranapost.al