Aktualitet

Mbahet sot në Prishtinë Kuvendi i përbashkët Kosovë - Shqipëri

Mbahet sot në Prishtinë Kuvendi i përbashkët Kosovë -

Seanca e përbashkët parlamentare Kosovë-Shqipëri do të mbahet sot në Prishtinë.

Zyrtarët e lartë të politikës shqiptare, kryeministri Rama, kryetarja e Kuvendit Spiropali dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare, do të marrin pjesë në seancën që pritet të nisë në orën 11:00.

Sipas axhendës, i pari që do të mbajë fjalën, do të jetë kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, më pas kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, për të vazhduar më tej me krerët e grupeve parlamentare të dy vendeve.

Të fundit që do të flasin do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe më pas ai i Kosovës, Albin Kurti.