Aktualitet

Mbërrijnë edhe 11.700 doza Pfizer në Rinas! Gati 1 milion vaksina të importuara në Shqipëri këtë vit

Mbërrijnë edhe 11.700 doza Pfizer në Rinas! Gati 1 milion vaksina

Pak minuta më parë kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, 11 mijë e 700 doza të vaksinës anti-COVID të kompanisë amerikane Pfizer.

Lajmin e njofton në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, i cili gjithashtu bën me dije se që prej fillimit të procesit të vaksinimit, Shqipëria ka importuar 967 mijë vaksina.

Kujtojmë se Shqipëria ka qenë një nga shtetet më “liberale” përsa i përket importeve të vaksinave, teksa në vend kanë mbërritur vaksinat Moderna, AstraZeneca, Pfizer, Sputnik V dhe Sinovac, çka ka mundësuar vaksinimin e qindra mijëra qytetarëve, duke krijuar kushtet për një verë dhe sezon turistik larg kufizimeve të rrepta anti-COVID.

Tiranapost.al